4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky viziton Khersonin e çliruar, kjo është pritja që iu bë presidentit ukrainas

Presidenti Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin Kherson disa ditë pasi u çlirua nga trupat ukrainase.

Sipas mediave të huaja, ai foli me ushtarët e mbledhur në qytet, duke thënë se Ukraina “po ecën përpara” dhe është gati për paqe.

Humbja e Khersonit, e marrë në fazat e hershme të pushtimit, është një pengesë e madhe për Rusinë.

 

Moska e kishte shpallur atë qendër administrative të rajonit Kherson të aneksuar ilegalisht dhe ishte i vetmi kryeqytet rajonal që u pushtua.

Por trupat ukrainase hynë në qytet të premten, për herë të parë që nga marsi.

Në ditët në vijim, vendasit u panë duke festuar, pasi disa u ribashkuan me të dashurit që nuk i kishin parë prej muajsh.

Zelensky u tha trupave të hënën se Ukraina është “gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Ai falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë, duke shtuar se sistemet raketore “Himars” nga Shtetet e Bashkuara kishin bërë një ndryshim të madh për Kievin.

Presidenti iu drejtua një turme të mbledhur në sheshin kryesor të Khersonit, disa prej të cilëve valëvitnin flamuj ukrainas ose i mbanin të mbështjellë mbi supet e tyre, tha një gazetar i Reuters në Kherson.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img