Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë në segmentin në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha thotë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë gjendje stabile.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.
“Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë ne drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit te rrugës”, është shprehur Hoxha.