Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka udhëtuar për vizitën zyrtare në Washington e Bruksel ku gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.
Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.
“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne!”, tha Krasniqi.