Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha para Kryeministrisë.
“Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta në një postim në Facebook.
Ai e shoqëroi me një foto të tij teksa iu drejtua protestuesve gjatë tubimit.
“Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”, tha Meta gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”./Prishtinapress/