Skuadra e futbollit shqiptarë që garon në Angli, FC Illyrian është duke regjistruar rezultate pozitive pasi nuk din për humbje në katërmbedhjetë ndeshje teksa së fundi kanë shënuar fitorën e tetë rreshtë duke mposhtur London Rangers.
Me ketë fitore njëkohësisht FC Illyrian ka marrur vendin e parë në tabel, në ligën e 11-të të futbollit anglez. Synimet e skuadrës së formuar në vitin 2021 janë ngritja në rangje sa me të larta. Në ketë ekip shumica e lojtarëve por dhe një pjesë e udhëheqësise se ekipit janë shqiptarë të cilët jetojnë në Angli./Prishtinapress/