5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Lufta në Kosovë/Rrëfimi emocionues i ish-ushtarit nga Struga: U përballëm me mercenarët rusë në malet e Koshares, aty ranë shokët e mi

“Momenti më i vështirë për mua ishte rënia e shokëve në fushë betejë”, thotë ish-ushtari nga Struga, Artim Elmazi, i cili në mars të vitit 1999 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të marrë pjesë në betejën e Kosharës.

Në një intervistë ish- ushtari i UÇK-së, Artim Elmazi ka rrëfyer për detaje nga periudha e luftës në Kosovë. Ai ka komentuar edhe gjendjen aktuale politike në vend, derisa thekson se nëse ka luftë është i gatshëm të luftojë prapë.

Fillimisht, z.Elmazi ka treguar momentin se kur vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

“Në UÇK jam kyçur që nga 31 marsi i vitit 1999 nga momenti kur SHP i UÇK-ës e shpalli mobilizimin e përgjithshëm, t’iu them të drejtën isha i gatshëm edhe më herët por kyçja në atë kohë ishte me e komplikuar. Me shpalljen e mobilizimit  ishte çdo gjë e organizuar dhe pas 4 ditësh jam veshur me uniformen e UÇK-ës”- tha Elmazi për Insajderin.

Ndër tjerash ai ka theksuar se për pjesëmarrje në luftë kishte të gjithë mbështetjen e familjes së tij.

Familja e ime dhe farefisi i gjerë kur morën vesh se jam në radhët e UÇK-ës përveç krenarisë që e kishin atëherë edhe sot më kanë mbështetur pa rezerva, sot fëmijët e mi ndihen krenar që prindi i tyre ka kontribuar për lirinë e Kosovës” – tha ish-ushtari, Artim Elmazi.

Për Elmazin momenti më i vështirë i luftës ishte rënia e shokëve të tij, dëshmorëve Afrim Gashit e Xhafer Lipovicës.

Ai ka treguar edhe ngjarjet që atij nuk i janë shkoqitur nga mendja. Elmazi kujton datën e 21 majit kur u bombardua posta ushtarake që ishte në duart e UÇK-së.

“Unë isha në vijë të frontit së bashku më shokët pa ndërprerje që nga dita e parë dhe momenti më i dhimbshëm ishte rënia e dy shokëve të mi, Afrim Gashit dhe Xhafer Lipovecit me 19 maj. Kjo ishte dita kur  forcat tona u përballen me mercenarët rusë dhe me paramilitarët serb në malet e Koshares, po ashtu me mbetet në kujtesë edhe data e 21 majit bombardimi i postës ushtarake në Koshare nga NATO, që edhe pse mbarë opinioni dhe NATO e dinte se ky post kufitar i ish- Jugosllavisë e Serbisë ishte në duart e UÇK-ës  që nga 9 prilli ” – rrëfeu ai.

Tutje, ai rrëfen edhe për momentin e çlirimit të Kosovës.

“Isha në pozicionet e luftës kur kuptova lajmin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, por luftimet vazhduan deri me 14 qershor, ishte një gëzim i madh por edhe dhimbje qe një pjesë e shokëve nuk e arritën këtë ditë”-tha ai.

Krejt në fund, ish-ushtari që luftoi për Kosovën, përkundër që jeton dhe vepron në Zvicër, nuk la pa komentuar edhe gjendjen aktuale politike në vend.

Elmazi madje u shpreh i gatshëm të luftojë, nëse situate përshkallëzohet.

“Unë vij nga Struga, jetoj e punoj në Zvicër, shpesh jam në Kosovë për t’i vizituar shokët dhe bashkëluftëtaret nga ajo qe dëgjoj nga ta dhe ajo qe shoh me sytë e mi është shumë larg nga betimi dhe nga aspiratat tona kombëtare, nuk do të dëshironim ndonjë luftë por nëse ndodh, përsëri do jem i gatshëm të jap kontributin tim” – përfundoi ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img