Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë, ku u takua me zyrtarët policorë dhe ata të doganës.
Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se vendosmëria e të gjithë zyrtarëve për të garantuar sundim të ligjit në Kosovë, janë garanci për ruajtjen e paqes.
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanci për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ministri Sveçla.