Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një zënke që ka pasur me vëllain e tij, e ka sulmuar fizikisht atë, duke e goditur me thikë.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.