4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“I marrin paratë me thasë nga banka…” Ku përfundojnë pasuritë e kriminelëve?

Ku shkojnë pasuritë që iu sekuestrohen kriminelëve që përfundojnë në burg?

Kjo është pyetja që shqetëson shumë njerëz në Shqipëri, për shkak se vlera e pronave, mjeteve, apartamenteve apo e tokave të sekuestruara nuk përputhet me ato që konfiskohen në fund.

Ekspertë dhe gazetarë të ftuar në emisionin “Të bësh ekonomi” në News 24 janë përpjekur të sqarojnë sot pse është krijuar një “gropë” ku përfundojnë këto pasuri, para se të shkojnë në dorë të shtetit.

Shefi i Sektorit të Hetimit të Aseteve, Idajet Hoxha tha se bëhet fjalë për një shifër të majme, plot 47 milionë euro që del nga sekuestrimi i këtyre pasurive të paligjshme. Ndërsa sipas gazetarit Hoxha, kur vjen puna tek konfiskimi përfundohet me diçka minimale. “Mjetet lihen të kalben në pika bllokimi ose dalin në ankande që si merr vesh njeri, vetëm disa njerëz i blejnë makinat me vlerë mijëra euro me çmim minimal. Në vend që këto asete, që janë një e mirë publike, pavarësisht se si ka ardhur, ti shfrytëzonte shteti”.

Ish-kreu i Agjensisë së Pronave të Sekuestruara, Hekuran Vladi, u shpreh se ligji Antimafia nuk i jep fuqi prokurorisë të sekuestrojë menjëherë pasuritë e kriminelëve, duke bërë që këta të fundit të informohen në kohë e të tërheqin deri me thasë paratë nga bankat, mori ai një shembull.

“Nuk ka shifër të saktë të aseteve të sekuestrua nga prokuroria. Nuk dihet sa është vlera, sa është arkëtimi në buxhet nga vlerat e sekuestruara. Këtu ka një gropë të thellë, ne nuk e dimë se ata që kryejnë sekuestro dhe marrin vendim konfiskimi a i paguajnë paratë në thesar të shtetit apo nuk i çojnë, nuk e kontrollon askush këtë. Nuk ka rregullim ligjor që të kontrollojë se sa para hyjnë. Problemi më i madh që ka ligji Antimafia është sekuestrimi i menjëhershëm i pasurisë sepse kështu zvogëlohet mundësia për të korruptuar sistemin. Gjithë Durrësi e di kush e ka qendrën tregtare, vetëm policia nuk e dinte, prokuroria dhe gjykatat…Njerëzit i marrin paratë me çanta në bankë…duke bërë që asnjë qindarkë të mos konfiskohet, pse sepse prokuroria nuk vepron dot”,- tha Vladi.

Sipas tij në praktikë, “Prokurori i kërkon hipotekës dhe bankave se sa para ka x kriminel”,- por kjo siç shton Vladi, -“është pa kuptim, pasi ai duhet ta bllokojë, se krimineli shkon dhe i bllokon llogaritë… i marrin paratë me thasë nga banka”.

Edhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Pranvera Pustina foli për pamundësinë që organi i akuzës ka për të vepruar në këto raste.“Në rastin kur nisim hetim pasuror të referuar nga policia, për ta konkretizuar, prokuroria mund të referojë dhe të thotë se ky person ka në dorëzim x prona, prokuroria nis hetimin dhe në fakt bën veprime verifikuese. Janë verifikuese se na kufizon ligji dhe është e vërtetë që kjo rrezikon daljen e sekretit”,- sqaroi ajo.

Pustina sqaroi edhe fatin që i pret pasuritë e sekuestruara. “Ka një periudhë 6 mujore për të arritur deri tek konfiskimi. Mbledhim informacione nëse konstatojmë që ka pasuri të dyshimtë, ne bëjmë një kërkesë në gjykatë. Hetimi pasuror nis edhe në rastin kur personi nuk është në burg”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img