1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ky është serbi që kreu dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 10 vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë shqyrtimit të ri gjyqësor përsëri ka shpallur, Zoran Vukotiqin, përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Pas vendimit për dënim me 10 vjet burgim për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës të marrë më 5 korrik 2021 nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Zoran Vukotiq, për shkak të parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në gjykim të serishëm dhe sot Vukotiq u shpall fajtor për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës kundër viktimës shqiptare, njofton Klankosova.

Sipas një kumtese të Gjykatës Themelore të Prishtinës vendimi i marrë në vitin 2021 ishte një pikë kthese për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, duke ua rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë dhe shpresën për dënimin e personave përgjegjës për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kurse konfirmimi i sotëm i të njëjtit vendim e fuqizon edhe më tutje këtë besim që po ndërtohet përmes guximit të të mbijetuarve që kanë paraqitur rastet e tyre në prokurori dhe përkushtimit të institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund procesit të vënies së drejtësisë në vend.

“Ky vendim përçon mesazhin që krimet e dhunës seksuale as harrohen e as falen, por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, ajo herët ose vonë do të arrihet dhe do të jetë e palëkundshme. Rruga e drejtësisë e cila është hapur me këtë vendim është në vazhdimësi dhe do të jetë e pandalshme dhe të gjithë presim që drejtësia të arrihet edhe për rastet e tjera në proces duke i dhënë fund pandëshkueshërisë që ka mbizotëruar deri tash” thuhet në njoftim.

Mes tjerash, në njoftim Gjykata fton institucionet relevante që të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img