2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Si të kurojmë alergjitë me ushqime

Patologjitë alergjike janë tragjedia e vërtetë e shekullit. Kush vuan nga alergjitë e di mirë se sa e vështirë është diagnoza e si rjedhojë shërimi. Kalohet nga rrufa alergjike deri në situata mjaft të rënda shikimi anafilaktik si rrjedhojë e gëlltitjes së një ushqimi që organizmi ynë nuk e pranon.

Ndodh shpesh të jemi të rrethuar nga disa molekula që trupi ynë nuk i pranon: për shembull molekulat e ndotjes së ambientit, konservantë e ngjyruesit tek ushqimet, gjurmë pestiçidesh e kështu me radhë. Siç shihet terapia është shumë e vështirë.

Gjëja më e mirë në aspektin ushqimor është konsumimi i produkteve biologjike ku të mos jenë të pranishme substança të papranueshme nga organizmi ynë, e duke parapëlqyer ato produkte të pasura me vitamina dhe antioksidues.

Ushqimet që duhen preferuar: ananasi, pjepri, manaferrat e në përgjithësi ushqime me prejardhje biologjike.

Ushqime që duhen kufizuar: agrumet, domatja, luleshtrydhet, nënproduktet e qumështitr, veza.

Fitoterapia: ribes të zbutura për orë të tëra në gliçerinë: 20 pika esëll në mëngjes dhe para darke./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img