1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Si do të reduktojë BE importet ruse të energjisë?

Parlamenti Evropian votoi për financimin e investimeve që do të ndihmojnë Bashkimin Evropian të reduktojë importet ruse të energjisë, duke përdorur fondet nga fondi i rindërtimit të periudhës së bllokimit Covid-19

Ligjvënësit e BE-së mbështetën planet e Komisionit Evropian për të financuar projekte të energjisë së rinovueshme, por edhe investime në lëndët djegëse fosile si gazi natyror i lëngshëm (LNG), me qëllim zëvendësimin e burimeve ruse të energjisë, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.

Në maj, Komisioni njoftoi planet për të mbledhur deri në 300 miliardë euro (303 miliardë dollarë) kredi dhe grante për të rritur investimet në energjinë e rinovueshme si një përgjigje afatgjatë ndaj rritjes së çmimeve të energjisë në BE pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Sipas propozimit të Komisionit, pjesa më e madhe e shumës – deri në 225 miliardë euro – do të jenë para që nuk mblidhen nga fondi ‘’Covid-19’’ i BE-së.

Ligjvënësit e BE-së ranë dakord gjithashtu për një grant shtesë prej 20 miliardë eurosh (20 miliardë dollarë), megjithatë ata kishin pikëpamje të ndryshme nga krahu ekzekutiv i BE-së dhe shtetet anëtare se nga erdhën këto para.

Sipas planeve të parlamentit, financimi prej 20 miliardë eurosh pritet të vijë kryesisht nga shitja e licencave të emetimit të karbonit për industritë nën Sistemin e Tregtimit të Emetimeve të BE-së (ETS) përpara afatit.

I krijuar në vitin 2005 dhe i zgjeruar së fundmi, ETS lejon sektorët industrialë shumë ndotës të blejnë leje për emetimet që prodhojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img