1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

BE nuk njeh pasaportat ruse të lëshuara në territoret e pushtuara ukrainase

Pasaportat ruse të lëshuara në Ukrainën e pushtuar nuk do të njihen në Bashkimin Evropian, sipas grupit të negociatorëve në Bruksel.

‘’E njëjta gjë do të zbatohet për dokumentet e lëshuara në republikat separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në Gjeorgji’’, theksoi në një deklaratë e Këshillit Evropian, i cili përfaqëson vendet e BE-së.

Komisioni Evropian propozoi rregullin e nivelit të bllokut në fillim të shtatorit, duke vënë në dukje se pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së kishin ndërmarrë tashmë veprime.

Vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian duhej të arrinin një marrëveshje përpara se legjislacioni të hynte në fuqi.

BE-ja filloi të veprojë pasi Kremlini deklaroi se katër rajone të Ukrainës, Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhya, janë pjesë e Rusisë në referendumet e dënuar gjerësisht/dpa

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img