2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kaos në koncertin e Dua Lipës në Australi, mijëra fansa mbetën jashtë për shkak se shërbimi i biletave ‘online’ ra nga sistemi

Fansat e Dua Lipës janë frustruar me shërbimin e biletave Ticketek pasi uebfaqja dhe aplikacioni i saj ranë nga sistemi duke lënë mijëra njerëz në radhë jashtë vendit të saj të koncertit për orë të tëra.

Radhë të mëdha u krijuan jashtë Arenës “Qudos Bank” të Sydneyt të mërkurën mbrëma për shfaqjen e yllit të popit pasi aplikacioni dhe uebsajti, i vetmi vend ku njerëzit mund të përdornin biletat e tyre, nuk funksiononte.

Fansat u detyruan të kërkonin nëpër e-mailet e tyre për konfirmimet e kodit të biletave me stafin e derës që kontrollonte manualisht secilën prej tyre përpara se të lejonin dikë të futej brenda, shkruan DailyMail.

Shumë njerëz ishin ende të bllokuar jashtë stadiumit pak para orës 21:00 – gjysmë ore pasi Lipa duhej të dilte në skenë.

Lipa e vonoi koncertin e saj me më shumë se gjysmë ore për të lejuar fansat e saj të hynin në stadium – por shumë e humbën hapjen e koncertit të bërë nga artistja Tkay Maidza për shkak të radhëve.

Ticketek u kërkoi falje klientëve të enjten, por mori reagime negative nga klientët e mërzitur në rrjetet sociale.

Në një postim të veçantë që reklamonte një shfaqje të ardhshme për performuesen Kae Tempest, klientët e tërbuar u ankuan në Twitter.

“A do ta rregulloni faqen tuaj të internetit deri atëherë?’, pyeti njëfans në Twitter.

“Po a mund të kemi një rimbursim sonte, ju lutem?”, pyeti një tjetër.

“Çfarë shakaje absolute”, shkroi më tutje një fans.

TEG Media, kompania mëmë e Ticketek, u kërkoi falje fansave të prekur.

“Ticketek mbrëmë përjetoi një problem lidhjeje midis dy sistemeve që vonoi disa fansa të hynin në koncertin e Dua Lipës në ‘Qudos Bank Arena’”, tha një zëdhënës për Daily Mail Australia.

“Çështja u zgjidh në orën 20:30 dhe tifozët mundën të hynin normalisht”, shtoi ai.

“Ticketek u kërkon falje fansave të ndikuar nga kjo çështje”, përfundoi zëdhënësi.

Lipa falënderoi fansat për durimin kur doli në skenë pas orës 21:00.

27-vjeçarja ndodhet në Australi në kudër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Koncerti i së mërkurës ishte shfaqja e dytë në Sydney pasi ajo performoi në Brisbane të shtunën.

Ajo do të udhëtojë në Melburn të premten për të performuar dy shfaqje përpara se të fluturojë për në Adelaide dhe të përfundojë turneun e saj në Perth më 16 nëntor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img