4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq tregon se çfarë i tha Macronit: Ia dërgova dokumentet për targat, e pyeta a shkruan KS apo RKS?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka pritur në Pallatin Elysee, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Vuçiq në konferencën për media ka treguar se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron ka folur edhe për çështjen e targave.

Vuçiq ka thënë se ka marrë me vete dokumente të cilat ia ka treguar presidentit të Francës. 

Ia kam treguar ato Macronit. Ja president, ja ku i ke. A thuhet KS apo RKS. Unë vetëm këtë po kërkoj, por ata s’duan që ta realizojnë sepse e kanë anuluar në mënyrë të njëanshme në vitin 2020. Ne vetëm këtë po e kërkojmë, atë çfarë është e shkruar. Asgjë më shumë”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img