4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kampioni i Spanjës e do Adnan Januzajn

Adnan Januzaj nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën në Sevilla.

Futbollisti kosovar nuk po ka hapësira të mjaftueshme në ekipin e drejtuar nga trajneri Jorge Sampaoli dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë zëra për një largim të tij të mundshëm nga ekipi andaluzian.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë po shtohen spekulimet për një interesim të mundshëm të ish-kampionit spanjoll, Valencia për futbollistin nga Istogu.

Më saktësisht, është trajneri Gennaro Gatusso ai që ua ka kërkuar drejtuesve të klubit përfaqësuesin belg.

Në stadiumin “Mestalla”, futbollisti ofanziv do të mundtë të kishte më shumë hapësira për të luajtur.

27 vjeçari e mbylli eksperiencën në Real Sociedad në verën që shkoi pasi i përfundoi kontrata me këtë klub, për t’iu bashkuar më pas Sevillës si lojtar i lirë.

Përfaqësuesi belg mund t’i bashkohet Valencias verën e ardhshme, nëse jo në janar.

Ai e mori sot një lajm të keq pasi mbeti jashtë listës së Belgjikës për Kupën e Botës, e cila do të fillojë më 20 nëntor në Katar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img