Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka nisur fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me një përplasje me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Duke folur për situatën në vend, Gashi tha se ndodhemi në një fazë delikate.
“Mungesa e përgjegjësisë po shkakton zhurma. Kryeministri i Kosovës me sjelljet dhe veprimet e tij duke nxitur zhurmën ka shkaktuar problemin. Sot në pjesën verirore të Republikës kemi më pak institucione e shtet sepse kryeministri i nxitur nga egoja rrezikoj institucionin”, tha Gashi.
Ai shtoi se Kurti po rrezikon partneritetin me SHBA-të.
“Ne sot nga këtu deklarojmë se ne qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të tërësisë territoriale, në zbatim të ligjit dhe ruajtje të partneriteti me SHBA. Kryeministri i nxitur nga egoja po rrezikon partneritetin. Ne jo shumë larg ishim në Qeveri bashkë me të kur rrezikoi partneritetin por meqë ishim pjesë e qeverisë dhe përgjegjës morëm veprimet tona. Ne po angazhohemi maksimalisht që të japim ndihmën tonë institucioneve të vendit dhe të mos e rrezikojmë partneritetin ndërkombëtar”, tha Gashi./Prishtinapress/