Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojta e qytetarëve të saj në veri.
Po ashtu, ajo ka shtuar se, Kosova nuk do të tërhiqet as nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi.
Kështu ka deklaruar ajo përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se është takuar me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e Ballkanin Perënimdor M. Sarrazin i Gjermanisë.I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka thënë ajo./Prishtinapress/