1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet arsyeja e çuditshme pse kërkohet shtyerja e Kupës së Botës në Katar

Sadio Mane e ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit që Bayern Muncheni e zhvilloi kundër Werder Bremen në kuadër të Bundesligës në Gjermani.

Lëndimi i Manes, i cili e lëndoi fibulën e djathtë dhe ende nuk dihet a do të jetë gati për të luajtur në Kupën e Botës, ka bërë që të aktivizohen tifozët e tij në internet.

Për ta, një botëror pa senegalezin do të jetë një botëror i kotë. Prandaj, ata kërkuan që të shtyhet kjo garë.

Kështu ata krijuan një peticion ku bënë edhe shpjegimet e tyre se pse duhet të shtyhet ai.

“Futbollisti më i mirë afrikan, Sadio Mane u lëndua, ndaj duhet ta shtyjmë botërorin për të!”, shkruan autori. Tashmë peticioni është shkruar nga më shumë se 500 persona.

Ende nuk dihet saktë se a do të mund të luajë Mane në botëror dhe ai do t’i nënshtrohet edhe disa testeve të dyta ku do të dihet përfundimisht për sa kohë do të jetë jashtë fushave./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img