2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Pas gjithë dramave dhe postimeve, Flori Mumajesi publikon këngën e re

Po flasim sërish (më shumë se kurrë) për Flori Mumajesin, i cili pas gjithë dramave online, publikoi këngën e re, “Mbaroj për ty” dhe publiku e mirëpriti rikthimin e tij.

Disa nga komentet:

Pas gjithë dramave dhe postimeve, Flori Mumajesi publikon këngën

Pas gjithë dramave dhe postimeve, Flori Mumajesi publikon këngën

Pas gjithë dramave dhe postimeve, Flori Mumajesi publikon këngën

Pas gjithë dramave dhe postimeve, Flori Mumajesi publikon këngën

Pas gjithë dramave dhe postimeve, Flori Mumajesi publikon këngën

Ndoshta, i gjithë kaosi i shkaktuar online ishte një marketing për këngën, apo ndoshta Florit iu rikthye besimi te publiku (që nuk e ngushëlloi kur i vdiq muzika (?), nejse, ne po të bëjmë një përmbledhje të vockël të gjithë deklaratave të çuditshme të Florit, ndërkohë ti mund të dëgjosh këngën dhe të na japësh mendimin tënd se pse ndodhi e gjitha kjo.

Flori e nisi dramën me një video të publikuar në Instastory, ku shfaqej i trishtuar dhe tha se disa nga këngët e tij më të mira, u zhdukën nga Youtube. Ai shtoi se muzika e tij ka vdekur dhe se fajin e kemi ne, që s’e kemi ngushëlluar.

Pastaj, iu drejtua dikujt, “shoqes së tij të ngushtë” që e kishte etiketuar kantautorin si “viktimë”. Flori tha se “është i vdekur për së gjalli; kishte mohuar gjakun e tij; jetonte në një ferr” (mund ta lexoni deklaratën e plotë këtu).

Njerëzve, sigurisht konfuzë, fillimisht u bëri përshtypje e gjitha kjo dramë që lindi nga hiçi, por më pas nuk vonuan ta krahasonin Florin me Kanye West.

Si lindi krahasimi? Pasi Flori braktisi trofetë e tij dhe i zhyti në liqen, ashtu si Kanye vendosi Grammy-n e tij në tualet dhe urinoi mbi të. Të dy i shpërndanë videot; Flori në Instagram, ku shkroi se: “Të paktën këtu nuk do t’i shohë dikush për t’i tallur”; e ndërsa Kanye, në Twitter./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img