2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Probleme të serbëve në veri janë sulmet me bomba, jo vendimet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje serbëve lokalë në veri që mos të braktisin institucionet e Kosovës.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se sundimi i ligjit është obligim institucional.

“Sundimin e ligjit e kemi obligim institucional, nuk është zgjidhje është detyrim. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata që po iu pengon luftimi i kriminalitetit. Problemi i qytetarëve në veri nuk janë vendimet tona, por sulmet me bomba”, tha ai.

Ai u ka bërë thirrje edhe njëherë zyrtarëve serbë që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

“Në jemi qeveri e përgjegjshme, e të gjithëve kundër kriminelëve, e përkushtuar për zhvillim, integrim, barazi për të gjithë, për respektim të të drejtave të pakicave dhe shërbim ndaj qytetarëve pa dallim e diskriminim. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit në vendin tonë”, ka thënë Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img