Liderët e NATO-s do të mblidhen për samitin e tyre të ardhshëm në Vilnius më 11-12 korrik, njoftoi të mërkurën aleanca ushtarake.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ky vend do të jetë një mundësi për liderët që të bien dakord për hapat e mëtejshëm për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen.
Ai shtoi se do të mendojnë për rritjen e konsiderueshme në shpenzimet e mbrojtjes, si dhe për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, shkruan Reuters./Prishtinapress/