2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Dorëhiqen edhe udhëheqësit serbë të komisioneve zgjedhore në Veri

Në vazhdën e largimit të serbëve nga institucionet, së fundmi kanë dhënë dorëheqje edhe udhëheqësit e komisioneve zgjedhore në pjesën veriore të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar Sllobodan Dimitrijeviq, i cili ka mbajtur pozitën e kryetarit të komisionit zgjedhor për Mitrovicën e Veriut.

Krejt kjo pasi pritet që së shpejti të caktohet edhe data e zgjedhjeve për komunat veriore.

“Në një veprim të tillë kemi vendosur me se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. në një situatë kur na kërkohet të bëjmë zgjedhje një proces që është i pamundur të realizohet. Ne besojmë se realizimi i një procesi të tillë zgjedhor pa arritur marrëveshje politike dhe pëlqimin e qytetarëve tanë është një mision i pamundur”, tha ai për portalin serb Kosovo-Online.

Sipas Dimitrijeviq, mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore do të ishte në kundërshtim me vlerat demokratike./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img