Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka konfirmuar se xhandarmëria shtesë e Eulexit ka zbarkuar sot në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se Eulexi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, të përmbush detyrën e tij dhe të sigurojë stabilitet e siguri në rajon.
“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca e Xhandarmërisë Evropiane e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell në Twitter.