4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Donfried: Ikja e serbëve nga institucionet s’është zgjidhje, të nisin bisedimet për krijimin e Asociacionit

Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Donfried ka thënë se SHBA-ja po shpenzon shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar se pajtohet me BE-në që zhvillimet në veri të Kosovës janë arsye për shqetësim.

Ajo ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës s’është zgjidhje dhe ka thënë një situatë e tillë ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren.

“Ne po shpenzojmë shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor. SHBA-ja pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit janë arsye për shqetësim . Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për problemin aktual dhe ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren”, ka thënë Donfried në një konferencë për media. 

Ajo ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa që kontribuojnë për qetësinë e rajonit. 

“Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri”, ka thënë ajo. 

Donfried gjithashtu ka thënë se në këtë frymë, duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel, përfshirë edhe fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar në kuadër të dialogut, përfshirë fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ndër të tjera Donfried.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img