10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky do të jetë pjesë e samitit të G20-ës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Indonezi.

Kështu tha zëdhënësi i tij, Serhiy Nykyforov, më 8 nëntor, duke shtuar se pjesëmarrja e tij sipas të gjitha gjasave do të bëhet përmes një vide-lidhjeje.

Ukraina i kishte bërë thirrje grupit të 20 ekonomive më të mëdha në botë që të dëbojnë Rusinë dhe të anulojnë ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, në samit.

Ukraina bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga samiti i G20-s​
Lideri i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20-s
Lideri i Indonezisë, Joko Widodo, tha më 19 gusht se presidenti rus, Vladimir Putin, do të marr pjesë në samit.

Xhakarta u vu nën presionin e Perëndimit për të mos e ftuar Putinin në takimin e G20-ës, pasi Indonezia njoftoi në prill se e kishte ftuar liderin rus.

Por, Indonezia ka mbajtur një pozicion neutral duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë dhe Widodo më herët gjatë këtij viti ka vizituar edhe Kievin, edhe Moskën.

Ky samit do të mbahet në Bali të Indonezisë më 15 dhe 16 nëntor, e cila aktualisht udhëheq me presidencën e G20-ës./rel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img