Për një tender afro 2 milionë euro për ndërtimin objektit Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi del që Ministria Punëve të Brendshme me shkelje ligjore e ka shpërblyer kompaninë “ARBËRI –NS” SH.P.K. me kontratë.
Në tetor të këtij viti, për këto shkelje është njoftuar vet Zyra e Kryeministrit Albin Kurti e madje edhe u.d. Kryeprokurori, Besim Kelmendi. Ngriten dyshime që MPB e OSHP bashkë po duanë të ‘kontrabandojnë’ këto 2 milionë euro.
Në fund të nëntorit të vitit të kaluar Ministria e Punëve të Brendshme e drejtuar nga Xhelal Sveçla kishte hapur një tender që parashikonte t’i shpenzonte me të më shumë se sa 5 milionë euro të kuletës së shtetit. Po planifikonin ndërtimin e objekteve për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi.
Për më shumë se një vit, shumë zhvillime kanë ndodhur në këtë tender të majm, derisa në fund mbeti vetëm një llot.
Më 10 tetor të këtij viti MPB-ja ka bërë me dije se për tenderin: “Ndërtimi i objekteve Administrative – Agjencive për IRK” me afro 2 milionë euro ka shpërblyer kompaninë kompaninë “Arbëri –NS” SH.P.K., pronë e biznesmenit Naim Selmani nga Malisheva.
Katër ditë më von, një nga kompanitë në garë i shkroi një letër Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti, e në të cilën letër është mbajtur i informuar madje edhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ku denoncoheshin shkeljet e ligjit të bëra nga dikasteri i Sveçlës për këtë tender.
Aty ngritën akuza që MPB e Organi Shqyrtues i Prokurimit po funksionojnë bashkë, siç thuhet për të kontrabandar 2 milionë euro të një kompani e papërgjegjshme.
“Neve kemi dorëzuar ofertën tonë dhe po mundohemi me rruge ligjore të arrijmë deri tek drejtësia për projektin “Ndërtimi i objekteve Administrative – Agjencive për IRK-LOT 3” pasi qe AK-MPB ka rekomanduar me shkelje ligjore OE të papërgjegjshëm pasi që AK ne bashkepunim me OSHP-në po mundohen ti kontrabandojnë kundërligjshëm rreth dy milionë euro, ju njoftojmë se ne nuk do të ndalemi dhe do te iniciojmë procedura penale ndaj grupit te organizuar së bashku OSHP e MPB”, thuhet në këtë letër që e ka Gazeta Insajderi.
Derisa po pritet që të mblidhet edhe një panel i bordit të OSHP-së për ti shqyrtuar pretendimet e kompanive që nuk e fituan këtë tender, eksperti i angazhuar në këtë rast veç se ka ardhur në konstatimin se për këtë tender afro 2 milionë euro, MPB-ja ka bërë shkelje. Së paku dy nene të Ligjit të Prokurimit, nenin 59 dhe 72.
Eksperti është fokusuar tek pika që ku kompanitë e tjera që ishin në garë kanë pasur vërejtje tek lista e punëve të kryera nga kompania fituese, “Arbëri –NS” Sh.P.K nga Malisheva.
Edhe pse MPB-ja tashmë ka bërë publik njoftimin se me këtë kontratë e ka shpërblyer këtë kompani, eksperti i angazhuar nga OSHP-ja thotë që krejt procesi duhet të kthehet mbrapshtë. Ky vendim i MPB-së duhet të anulohet e tenderi të shkoi edhe një herë në ri-vlerësim, me çka i bënë të barabartë në garë për këtë 2 milionësh krejt kompanitë e tjera.
Kompania që është shpërblyer nga MPB-ja me këtë tender në vlerën afro 2 milionë euro, Arbëri –NS” Sh.P.K sipas prokurimit të hapur del që në vitin 2018 nga Ministria e Administratës Publike, dikur ministri në vete e tash pjesë e MPB-së, kishte marrë një tender prej mbi 380 mijë eurosh.
Si liderë e një grupi prej 4 kompanish, po atë vit nga e njëjta ministri kishte marrë edhe një tender prej 2.8 milionë eurosh.
Dokument: