5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon takimi i Kurtit me Krasniqin e Abdixhikun

Takimi i thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me krerët e opozitës tashmë ka përfunduar.

Takimi i kryeministrit Kurti me dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, ku po diskutohet për zhvillimet në veri të Kosovës  ka nisur që nga ora 8:00.

Nga ky takim i pari u largua kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pak pasi filloi. Haradinaj është deklaruar pas lëshimit të takimit duke thënë se u detyrua të largohej, pasi që siç thotë ai “Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img