13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani nisë punës në zyrë pas operimit

Pas 5 ditëve prej kur pati ndërhyrje kirurgjike, Presidentja Osmani ka dalë në zyrë. 

Presidentja Vjosa Osmani e ka shënuar rikthimin e saj në Presidencë, me një takim lamtumirës me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.

Presidentja ka pasur disa ditë mungesë pranie në zyrën e saj për shkak të intervenimit kirurgjik që pati më 2 nëntor, ndërsa, siç kuptohej nga njoftimet e Presidencës, ajo ka rimarrë detyrën të nesërmen, pas operimit. 

Në orët e para të 2 nëntorit, pas raportimit në media, Presidenca konfirmoi se Osmani i është nënshkruar një intervenimi kirurgjik. 

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Foto nga Presidenca, 7 nëntor, 2022

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img