Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ta tërheq vendimin për targa.
Ish-kryeministri ka thënë se me situatën në veri, Serbia me siç ka thënë me ndihmën e Kurtit po synon dështimin e planit franko-gjerman.
“Serbia e sponzorizuesit e saj, skenarë kanë dështimin e marrëveshjes planin franko-gjerman që në thelb e ka njohjen e ndërsjellët, dhe këtë po e ndihmon kryeministri Kurti. Jam betuar për ta thënë të vërtetën në interes nacional”.
“Albin Kurti me demagogë ka vendosur mos ta ndjek rrugën që i ka thënë Amerika dhe duke vazhduar me mendimin e tij për targa. Serbia ka arritur sot me e lënë Kosovën pa përfaqësim në veri. Çka kërkon BE-ja prej neve është se Kosovës po i kërkohet Asociacioni”.
“Ikja e kryeministrit Kurti nga Amerika ka vetëm një rrugë, e ajo është në Moskë”, ka thënë Haradinaj.