Kryebashkiaku i Kievit u ka kërkuar banorëve të evakuohen ndërsa qyteti ka mbetur pa energji dhe ujë për shkak të sulmeve ruse, shkruan The Guardian.
Vendi po përballet me një mungesë të parashikuar në rreth 32 për qind në furnizimin me energji të hënën, tha Sergey Kovalenko, CEO i YASNO.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko u bëri thirrje banorëve që të marrin parasysh gjithçka duke përfshirë edhe skenarin më të keq, në të cilin kryeqyteti do të mbetet pa ujë dhe energji.
“Plani i Putinit është që ne të vdesim ose të na bëjë të largohemi nga toka jonë. Kjo është ajo që sulmuesi dëshiron të arrijë”, shtoi Klitschko.
Ndërkohë, Mykhailo Podoliak, një këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky, tha në një mesazh në Twitter se Ukraina nuk do të tërhiqej pavarësisht sulmeve ruse në infrastrukturën e saj energjetike./abcnews.al