Dje pati protestë në veri të vendin. E thirrur nga Lista Serbe, mediat dhe qarqet e ndryshme serbe, i dhanë jehonë të madhe numrin të pjesëmarrësve aty.
Por një video projektuese për numrin e saktë të pjesëmarrësve në protestë, tregon se aty nuk ishin edhe aq shumë serbë sa thuhej.
Sipas kësaj videoje të publikuar nga eksperti i sigurisë Agim Musliu, shiu ia mundësoi mediave serbe dhe Serbisë të manipulojnë me shifra.
Ky është statusi i tij:
Manipulimi me shifrat e protestave
Per ta fshehur numrin e vertete te protestuesve serbe, dje fati ishte me ta ne Mitrovice.
Shiu ua dha mundesine qe te rrine me rralle me njeri-tjetrin, e te duken normal.
Gjersa per 4 metra katror, siç shihet ne video jane 18-20 pjesemarres, ne kohe me shi, me ombrella hapur, ne te njejten hapesire qendrojne 4-6 pjesemarres.
Sipas llogaritjeve, i bie qe nese ne protesta te sotme, mediat me pro-pushtetit kane thene se jane 10.000 protestues, atehere ne protesten e sotme ne Mitrovice kane qene afer 1.000. ASNJE ME SHUME!
Edhe Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se serbët nuk e kanë mbështetur masivisht protestën e Listës Serbe të mbajtur të dielën në Veri.
Ai ka thënë se kudo njerëzit në Kosovë duan paqe, poqë këtë nuk po e dëshiron dhe regjimi i Vuçiqit.
“Serbët lokalë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga #Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në #Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish topash për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Facebook.
Por të kundertën po e pretendon drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Petkoviq ka thënë se 10 mijë serbë kanë qenë në protestë.
Nuk ka njoftim zyrtar për numrin e pjesëmarrësve./Prishtinapress/