2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Mediat britanike zbulojnë numrin e shqiptarëve në burgje: U kushtojnë 57 milionë paund në vit taksapaguesve

Emigrantët shqiptarët janë kthyer në një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara gjatë ditëve të fundit nga mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një shkrim të fundit në Daily Mail thuhet se shqiptarët që ndodhet në burgjet e Anglisë u kushtojnë taksapaguesve 57 milionë paund në vit. Në një raport të fundit thuhet se në burgjet e Anglisë dhe të Uellsit vuajnë dënimin aktualisht 1336 shqiptarë.

Daily Mail shkruan se ky raport vjen në një moment kur deri në këtë periudhë të vitit, rreth 12 mijë shqiptarë janë futur në ishull me anë të gomoneve.

Ndërkohë, Daily Mail ka nxjerrë edhe një detaj nga rrugëtimi i rrezikshëm i shqiptarëve përmes kanalit të La Manshit, për të mbështetur më tej faktin se pjesa më e madhe e emigrantëve nga vendi i Ballkanit, synojnë Britaninë, pikërisht për t’iu bashkuar kriminelëve që operojnë tashmë në tregun e paligjshëm britanik. Sipas Daily Mail, emigrantët shqiptarë që vendosen në hotele pasi kalojnë kanalin merren brenda disa orësh nga të afërm apo të njohur të tyre që udhëtojnë me makina të shtrenjta.

Gazeta ka monitoruar një hotel pranë aeroportit të Heathrow ku strehohen emigrantët pas vendimit të qeverisë, i cili më herët kushtonte 150 paund nata dhe ka të gjitha lehtësirat e mundshme.

Daily Mail sjell rastin e biznesmenit 42-vjeçar Sadik Mura, i cili shkoi në këtë hotel me një Range Rover 80 mijë paund për të marrë dy kushërinjtë e tij 29 dhe 15-vjeçar.

Biznesmeni shqiptar tregon se përsa kohë që hoteli ia lejon të marrë kushërinjtë e tij dhe nuk ka asnjë pengesë apo siguri, atëherë ai nuk ka arsye se përse mos i marrë të afërmit./A2 CNN

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img