Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për çdo gjë.
Ai, para mediave sot në Prizren, ka deklaruar se institucionet kosovare komunikojnë me KFOR-in, Eulex-in, Zyrën e BE-së si dhe partnerët e Quint-it.
“Pra, shkëmbejmë informacione dhe përgatitemi sa më mirë për çfarëdo mbrapshtie që mund ta bëjnë keqbërësit. Deri më tani, jemi përgjithësisht të suksesshëm, gjithmonë ka vend për përmirësim”.
“Por, ne nuk e kemi kursyer as dijen dhe as mundësitë tona, e për vullnet të mos flasim dhe besoj që qytetarët e e Republikës së Kosovës nuk kanë nevojë për brenga shtesë”.