0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Një këmbësor është goditur nga një veturë në Veternik

Një këmbësor është lënduar pasi u godit nga një veturë në Veternik, të dielën rreth orës 17.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj (Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img