1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

La Repubblica: Moska e ndez konfliktin në Kosovë, shpërthimi edhe më afër Italisë

“Moska e ndez konfliktin në Kosovë”. Ky është titulli i gazetës italiane, La Repubblica për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Gazeta italiane shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”.

Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë, shkruan La Repubblica. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani.

Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe.

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img