10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët vendosin flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve”

Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve, në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.

Siç raporton RTV Dukagjini që gjendet në veri, një veturë e policisë është parë duke iu qëndruar afër.

Ndërsa, përgatitjet për protestën e paralajmëruar nga Lista Serbe në ora 12 në veri, vetëm se kanë filluar.

Protesta e Listës Serbe vijon pas bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e tyre, të shtunën e pesë nëntorit.

Pas vendimit për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe, zyrtarët policorë, punonjësit e gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img