Një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për plagosje të dyfishtë është arrestuar dhe më pas ekstraduar nga SHBA.
Në bashkëpunim me Interpol Washington, SHBA, Interpol Tirana bëri të mundur ekstradimin nga New York drejt vendit të shtetasit shqiptar Lulëzim Sinaj, 40 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij). /Euronews.al