New York Times raporton se Kievi po bëhet gati për evakuim të plotë, nëse plotësisht mbetet pa energji elektrike.
Fjala është për qytetin prej 3 milionë banorëve, e tashmë ekziston plani i plotë për këtë opsion të pabesueshëm.
Nga bombardimet ruse tashmë është shkatërruar rreth 40 për qind e infrastrukturës energjetike.
“Nëse Rusia vazhdon me këso sulmesh, është e qartë se mund të mbesim plotësisht pa energji elektrike”, tha Roman Tkachuk, zyrtarë i lartë i qeverisë ukrainase.
Sipas NYT, transmeton Telegrafi, nëpunësve të këtij qyteti i është bërë e ditur se do të kishin rreth 12 orë kohë që përgatiten për largim.
Megjithatë, aktualisht situata sipas tij është e tillë që akoma nuk mund të aplikohet ky evakuim.
E nëse plotësisht mbesin pa energji, natyrisht se kjo do të sillte një numër të madh të probleme tjera.