Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se “opozita dëshiron që t’i lëshojmë pe Serbisë, e të përmbushen apetitet e Vuçiqit”
Çitaku ka thënë se po sulmohet opozuta teksa Qeveria për krejt krizat është pronare e vendimeve dhe pavendimeve për to.
Tutje, ajo ka thënë se gjuha përçarëse i ndihmon vetëm armiqtë.
Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:
Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën.
Kryeministri personalizon krizën e krijuar.
E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve.
Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës.