5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq: Veprimet e fundit të Qeverisë Kurti janë anti-SHBA, anti-BE dhe anti-serbe

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar pas tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, duke thënë se Qeveria Kurti po ndez kaos dhe po destabilizon rajonin.

Gjuriq në postim në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se me “me veprimet radikale Qeveria e Kosovës po tregohet anti-amerikane, anti-BE, anti-serbe dhe anti-shqiptare”.

“Një qeveri në thelb anti-amerikane e Kosovës po ndez kaos dhe po destabilizon krahun juglindor evropian në një moment shumë kritik. E habitshme?”, ka shkruar Gjuriq.

“Veprimet e fundit radikale të qeverisë së Kosovës (ndalimi i serbëve që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndalimi i targave serbe dhe refuzimi i reciprocitetit, heqja dorë publike nga marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE/SHBA për Asociacionin/Komunitetin e shumicës serbe, duke injoruar thirrjet publike nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së dhe BE-së dhe duke luajtur me zjarrin në tokë) janë anti-SHBA, anti-BE dhe anti-serbe. Ata janë edhe antishqiptarë”, ka shkruar tutje ai.

“Sa i përket realitetit: Serbia dhe serbët në Kosovë vetëm kërkojnë që të mos ngacmohen për atë që janë, dhe që marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE/SHBA të zbatohen plotësisht. Më e rëndësishmja, ata po i kërkojnë këto në një mënyrë krejtësisht paqësore, të ngjashme me Gandin”, përfundoi Gjuriq.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img