-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Speciale, mbrojtja e Thaçit kërkon që Zyra e Prokurorit të njoftojë personat që nuk i konsideron më të dyshuar

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe deklaroi se ekziston një numër i personave të cilëve kohë më parë prokuroria u kishte thënë se janë të dyshuar por që të njëjtit nuk janë kontaktuar asnjëherë për t’u thënë se ky status i tyre më nuk është në fuqi.

Kehoe tha se bëhet fjalë ish-anëtarë të UÇK-së.

“E kemi paragrafin 35 ku ZPS përfshinë çdokënd që ka qenë UÇK në këtë ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’. Ka shumë persona të tillë në Kosovë dhe ish-anëtarë të UÇK-së, të cilëve u është thënë se janë të dyshuar. Krahas kësaj që e thash për paragrafin 35, ka disa individë të tjerë të cilëve iu është thënë se UÇK-ja është një aktor jo shtetëror, sekret mbas një fytyre publike… Është një element i drejtësisë që në këtë fazë njerëzit të njoftohen se nuk trajtohen më si të dyshuar në mënyrë që ata të mund të dëshmojnë dhe të flasin lirshëm për atë që kanë bërë, por ta mbash këtë re të errët mbi këta dëshmitarë për vite me radhë, vështirëson çdo përpjekje për të biseduar me këta njerëz, sepse ata kanë frikë çfarë mund të jenë pasojat për ta dhe kjo është rezultat i sjelljes së ZPS-së ndaj tyre. Ne kërkojmë që ZPS t’u drejtohet, qoftë edhe në seancë ex-parte dhe t’u thotë këta persona ne më nuk i konsiderojnë të dyshimtë dhe mund t’i informojnë se nuk e kanë më atë status. Kjo është çështje e ndershmërisë dhe drejtësisë së procesit”, tha Kehoe, transmeton KP.

Kjo është mbështetur edhe nga mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmereosn.

“Nëse një dëshmitar aktualisht është person i dyshuar dhe nuk ka ndryshim të rrethanave që do të kishte ndryshuar qëndrimi e prokurorisë, atëherë dëshmitari ndodhet në rrezik të procedimit penal dhe kjo është tejet e rëndësishme sepse në këtë rast ka nevojë të dimë dy gjëra, së pari duhet që të paralajmërohet që në fillim të dëshmisë që jo me doemos duhet të përgjigjet në të gjitha pyetjet sepse përndryshe mund të vetfajsohen, pastaj kanë të drejtën për t’u përfaqësuar nga një avokat”, tha Emmerson.

Avokati i Rexhep Selimit, David Young tha se një gjë e tillë mund të ndikojë edhe në diskutimet e mundshme të mbrojtjes me ata persona dhe rrjedhimisht të këtë pasoja cenuese për mbrojtjen.

“T’i lësh personat kështu, t’i mbash pezull kur ata nuk janë ende të dyshuar por në mendjen e tyre ata të vazhdojnë të kujtojnë se janë të dyshuar, kjo cenon mbrojtjen sepse ndikon edhe tek mënyra se si këta individë mund të diskutojnë me ekipet e mbrojtjes nëse janë në kontakt me ekipet e mbrojtjes, mund të ketë pasoja cenuese për ne si mbrojtjes”, tha avokati i Selimit.

Lidhur me këtë është përgjigjur prokurori, Matthew Howling.

“Ajo që po shikojmë tani është që ZPS duhet që të krijojë materiale për të shpjeguar se një person ishte i dyshuar dhe nëse vazhdojmë të mendojë nëse ky person është i dyshuar thjesht për hirë të nxjerrjes te mbrojtja, dhe këtë duhet të ja parashtrojmë gjykatësit me shkrim dhe do të përfshijmë në parashtrimin tonë të protokolluar me shkrim”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img