-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e PDK-së shkon me beben e saj në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot nuk ka shkuar e vetme në punë në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ajo kishte marrë me vete edhe foshnjën e saj, e cila ka lindur para një muaji.

Gazeta Nacionale ka siguruar foto, ku gjatë mbledhje ajo mbante foshnjën në krah.

Kjo është hera e parë që një deputete e Kosovës shihet me foshnjën e saj gjatë një mbledhje të komisionit parlamentar.

Kuvendi i Kosovës është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies.

Kjo është bërë e mundur pasi kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti, ka shtruar këtë kërkesë të Kryetari dhe sekretari i Kuvendit.

Ajo ka bërë me dije se kërkesa e saj është aprovuar dhe se dhoma do të funksionalizimet shumë shpejt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img