3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti: Dialogu Prishtinë-Beograd ndërmjet dy shteteve e jo qyteteve, BE-ja duhet ta bëjë këtë të qartë

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl tha të premten se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është dialogu mes dy shteteve dhe jo ndërmjet dy qyteteve.

Mandli këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.

“Agjenda thotë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. E njoh këtë gjuhë shumë mirë, por besoj se ky nuk është dialog mes dy qyteteve… duhet ta bëjmë të qartë në fillim se është e është dialog mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se edhe BE-ja duhet ta theksojë këtë çështje.

Sipas tij, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian e ndërmjetëson dialogun, ndërsa shtoi se “mund të jenë konstruktiv, por edhe kritik si po vazhdon dialogu”.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin pozitiv të SHBA-së në dialogun, në mbështetjen e vërtetë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img