4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmëron ish-ambasadori: Do të kemi përshpejtim të jashtëzakonshëm për përmbylljen e dialogut

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj tha se do të bëhet një përshpejtim për përmbylljen e dialogut me marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në javët dhe muajt që do të vijnë kujtoj se do të kemi një përshpejtim të jashtëzakonshëm të përpjekjeve për përmbylljen e asaj që deri dje është quajtur dialog dhe tash mund ta quajmë marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Cufaj.

Megjithatë, sa i përket modelit tha se nuk e di, pasi që ende është vetëm një draft, duke bërë thirrje që të ketë koordinim me aleatët.

Cufaj: Targat nuk guxojnë ta prishin kontekstin kohor në përmbyllje të draft-marrëveshjes

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sonte në “21 Drejtpërdrejt” u shpreh se çështjen e targave e sheh si një çështje, që Qeveria, Kryeministri Kurti do ta shprehë atë që quhet sovranitet i Kosovës.

“Më e rëndësishmja në sytë e mi është ky detaj, domethënë, këto targa nuk guxojnë në asnjë mënyrë ta prishin atë që quhet kontekst kohor, në të cilin Washingtoni, Berlini, Parisi, Londra duan ta përmbyllin daft-marrëveshjen. Kurti përkatësisht, Kryeministri i Kosovës ka vendos një limit kohor, edhe kujtoj që nuk do i bënte dëm as vetes dhe as Qeverisë së tij dhe as popullit të Kosovës nëse vazhdon komunikimin me Washingtonin dhe me qendrat vendose në Evropë, në mënyrë që kjo situatë të mos tensionohet.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Ai tha që është koha që edhe kapitullin e fundit, marrëveshja përfundimtare, bashkë me aleatët tanë, të përmbyllet dhe Serbisë t’i tregohet vendi.

Ndryshe, para dy ditësh (1 nëntor) ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

Samiti në kuadër të procesit të Berlinit, Cufaj: Sot për herë të parë kemi marrëveshje konkrete

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sonte në “21 Drejtpërdrejt” u shpreh se Samiti i Berlinit ishte samiti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit.

“Thash që është më i rëndësishmi edhe për arsye të thjeshtë, se sot për herë të parë kemi marrëveshje konkrete, të cilat ua lehtësojnë jetën qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, lëvizja e lirë me karta identiteti e gjithë qytetarëve dhe sidomos në drejtimin Bosnje e Hercegovinë-Kosovë, është lajm i jashtëzakonshëm, lajm i mirë është njohja e diplomave, po ashtu universitare, si dhe njohja e kualifikimeve profesionale. Këto tri marrëveshje janë tepër të rëndësishme”, u shpreh Cufaj.

Cufaj pohoi se Gjermania garanton se marrëveshjet që u nënshkruan sot të zbatohen nga Serbia.

Ai shtoi se padyshim që marrëveshjet duhet të kalojnë nëpër parlamentet e vendeve përkatëse dhe të ratifikohen.

Ndryshe, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot tri marrëveshjet në kuadër të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur për RTV21 se marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me “lëvizjen e lirë me ID kartela, njohjen e institucioneve të arsimit të lartë si dhe kualifikimin profesional të tri profesioneve atë të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img