-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Brnabiq: BE-ja po lejon që marrëveshjet e mëparshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të shpërfillen

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot tre marrëveshje për mobilitetin në Samitin e Procesit të Berlinit, të cilat mundësojnë udhëtimin me letërnjoftim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Brnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se nuk mund të gjejë forcë për të qenë optimiste kur kanë kaluar gati 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ende nuk është formuar.

“Asociacioni ende nuk ekziston. Kurti tha se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit, dhe nga ana tjetër po na bëjnë presion që të shkojmë në marrëveshje të tjera apo përfundimtare, si do ta quani ju. kur e para nuk është zbatuar për 10 vjet marrëveshje. Këtu bëhet fjalë edhe për besueshmërinë e BE-së, sepse përveç nënshkrimeve të Beogradit dhe Prishtinës, është edhe nënshkrimi i BE-së”, theksoi Brnabiq.

Ajo pyeti se si duhet të respektojmë marrëveshjet e tjera kur BE-ja nuk mund të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

Ajo përkujtoi se Kurti tha që në fillim të konfliktit në Ukrainë se Serbia do të përfitonte nga situata, por se gjithçka doli të ishte e kundërta, pasi ishte Prishtina ajo që po bënte gjithçka për të destabilizuar rajonin, si dhe se ajo kishte hequr të drejtat themelore të njeriut të serbëve në veri të Kosovës.

“Sigurisht që të gjithë këtu e kuptuan, nga Solac e deri te të tjerët, se Serbia ishte konstruktive këtu dhe se ne treguam fleksibilitet në negociatat për këto tri marrëveshje dhe duam të bëjmë maksimumin që ky rajon të jetë ndryshe”, deklaroi Brnabiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img