1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dhuna ndaj të moshuarës në “Orenda”/Prokuroria pritet të caktoj masën e paraburgimit për të arrestuarat

Dje në media është publikuar një video, ku një infermiere ushtron dhunë ndaj një të moshuare në qendrën “ORENDA” në Pejë.

Pas publikimit të videos, me urdhër të prokurorisë themelore në Pejë, polica ka arrestuar tre persona ku janë ndaluar për 48 orë, ndërsa sot pritet që Prokuroria e Shtetit ta dërgon kërkesën në Gjykatën Themelore në Pejë për përcaktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Gjatë monitorimit të mediave kemi hasur në videon në fjalë dhe menjëherë e kam kontaktuar Kaltërinën e cila më tha se rasti dyshohet se ka ndodhur në Pejë pas kësaj e kam njoftuar kryeprokurorin ku i ka angazhuar dy prokuror dhe policia në të njëjtën kohe e ka parë këtë video dhe jemi koordinuar shumë mirë dhe e kemi identifikuar lokacionin ku ka ndodhur vepra dhe i kemi arrestuar tre persona të njëjtin janë në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës Prokurori i Shtetit është duke përpiluar kërkesën për përcaktimin e masës së paraburgimit të cilën do ta deponoj në Gjykatën themelore të Pejës brenda afatit ligjor”, tha ai.

Nikçi tutje tha se për tu zbardhur rasti, kanë lëshuar disa autorizime për intervistimin edhe të personave tjerë.

“Kemi lëshuar dhjetëra autorizime, do të intervistohet personeli dhe të gjithë të moshuarit për veprime hetimore nga polica e Kosovës në mënyrë që të zbardhët kjo çështje, disa veprime hetimore janë konfideciale dhe nuk mund të jap informacione”, u shpreh ai për Front Online.

E në rast se policia identifikon se në qendrën “Orenda” ka edhe raste të tjera të dhunës, prokuroria do të zgjeron hetimet edhe ndaj kësaj qendre.

“Nga polica e Kosovës me autorizimin e Prokurorit të Shtetit do të pranojmë edhe informata tjera që do t’i trajnojmë me seriozitet që mos ka edhe raste tjera dhe në rast se korrespondon kjo atëherë do të zgjerohen hetimet edhe ndaj personit juridik në këtë rast institucionit në fjalë”, u shpreh Nikçi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img