7.3 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Propozimi franko-gjerman, Kurti do t’ia tregojë sy më sy Scholzit përshtypjet për marrëveshjen e mundshme me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti sot do të qëndrojë në kryeqytetin e Gjermanisë, ku do të mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar t’i bëjë publike përshtypjet e saj për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshjeje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë. Por, Kurti në Berlin do të ketë mundësi që me kancelarin gjerman, Olaf Scholz të diskutojë për propozimet e Kosovës rreth kësaj. Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje paraprakisht i janë dërguar me shkrim edhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dhënë shumë detaje për propozimin franko-gjerman, por ka thënë se “është një ide që raportet Kosovë-Serbi të zgjidhen në dy faza”, një pjesë e madhe tash dhe një pjesë shumë e vogël të mbeten për më vonë.

“Natyrisht që është parë (propozimi). Është parë nga një grup shumë i vogël i njerëzve. Në këtë fazë, unë nuk mund të flas për përshtypjet, vlerësimet tona apo propozimet tona, por mund të them që propozimet i kemi të shkruara dhe të dërguara te Scholz dhe Macron”, ka thënë Bislimi të martën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse detajet e propozimit mund të bëhen publike pas takimit të Kurtit me Szholzin, Bislimi nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar mundësinë që kjo të ndodhë.

“U takon krerëve të shtetit të vendosin, por edhe atyre që kanë propozuar se kur është momenti që përmbajtja e idesë (propozimit franko-gjerman) të bëhet publike”, ka thënë Bislimi.

Ai ka insistuar të mos komentojë se çka do të ishte e pranueshme dhe çka jo për Kosovën nga përmbajtja e propozimit të Gjermanisë dhe Francës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img