2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Eksperti i sigurisë: Vendimi i Kurtit për targat, do të ketë shtyrje të afatit

Dje është djegur edhe një tjetër veturë me targat “RKS”, në Zubin Potok, e cila ishte pronë e një personi serb, shkruan Prishtinapress.

Ndërsa, dy vetura u dogjën javën e kaluar në Leposaviq pasi kishin konvertuar targat e tyre në RKS. Njëri rast ndodhi të mërkurën më 26 tetor e tjetri një ditë më pas, më 27 tetor.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi  në një prononcim për Prishtinapress ka bërë me dije se situata e sigurisë në veriun e Mitrovicës është serioze

“Situata e sigurisë në veriun e Mitrovicës është serioze, sepse jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës në vazhdimësi është në rrezik nga grupet kriminale të cilat veprojnë që nga viti 1999. Ditëve të fundit kemi pasur shumë raste ku grupe kriminale kanë dëmtuar pronat e qytetarëve të republikës së Kosovës të cilët jetojnë në veriun e Mitrovicës, të cilët kanë konvertuar targat e veturave nga targa ilegale ne ato legale të Republikës së Kosovës. Në këto raste grupet kriminale të cilat kanë mbështetjen e autoriteteve shtetërore të Serbisë, i kanë djegur veturat qytetarëve të cilat kanë konvertuar targat, njëherësh edhe i kanë rrezikuar jetën e tyre, duke i kanosur në vazhdimësi për mos bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Elezi për Prishtinapress.

Sipas tij, institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës duhet hartojnë plane operative koherente për të i ofruar siguri të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, moshe apo gjinie.

“Iniciativa e qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e ligjit edhe në veriun e Mitrovicës, kështu duke u përpjekur të zbatoj vendimin e qeverisë për targa, ka bërë që të kemi tensione të reja, të cilat janë manifestuar me akte dhune dhe gjithashtu është paralajmëruar edhe destabilizimi i vendit në rast se kemi veprime të Policisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për targat”, shtoi ai.

Ndërsa, sa i përket vendimit të zbatimit në disa faza nga Qeveria e Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS, Elezi tha se Qeveria e Kosovës duhet çështjen e vendimit të targave ta konsiderojë si komplekse.

“Qytetarët serb të cilët jetojnë në veriun e Mitrovicës, janë shumë të instrumetalizuar dhe kërcënuar nga Beogradi zyrtarë, andaj referuar zhvillimeve të deritanishme, nuk besoj se masat e reja do të ndryshojnë rrethanat në teren. Qeveria e Kosovës duhet çështjen e vendimit të targave ta konsiderojë si komplekse, sepse lehtësisht mund të shfrytëzohet nga strukturat sekrete serbe BIa dhe atyre ruse FSB për destabilizimin e vendit”, tha ndër të tjera ai.

Gjatë ditës së djeshme ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier  ka dënuar djegie ose shkatërrimin e pronës të çdo kujt dhe përpjekjet për të frikësuar ata që synojnë t’i marrin targat RKS.

Gjithashtu, ai ka ripërsëritur kërkesën e ShBA-së ndaj Kosovës për një zgjatje të plotë të periudhës së konvertimit të targave.

Në lidhje me këtë eksperti i sigurisë, Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare,thotë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë seriozisht propozimet e SHBA-ve.

“Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri z.Albin Kurti, duhet të marrë seriozisht propozimet e SHBA-ve, sepse inteligjenca e SHBA-së, ka burime serioze në teren dhe natyrisht se është poashtu përcaktuar që siguria e vendit të jetë në rend të parë. Besoj fort se kryeministri z. Albin Kurti do të analizoj propozimin e SHBA-ve dhe sigurisht do të koordinohet, andaj do të kemi ndryshime në vendimin e Qeverisë së Kosovës, e si rrjedhojë do të kemi edhe shtyrjen afatit për zbatimin e vendimit për targa“, përfundoi Elezi.

Ndryshe, nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi masa qortuese e propozuar nga Qeveria e Kosovës për targat ilegale serbe të cilët refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovës, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri.

Qytetarët serbë në veri të Kosovës, mund të regjistrojnë veturat e tyre në RKS. Besohet se afër 10.000 makina qarkullojnë në veri të Kosovës, e të cilat kanë targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës, sikurse KM, PR, PZ,/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img