1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: Vlera e koeficientit caktohet sipas “tekeve të Muratit”, mund të ketë zhgënjim të ardhshëm

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur i brengosur se nuk e dinë akoma vlerën e koeficientit të pagës.

Jasharaj, konsideron se koeficienti për pagesë të tyre caktohet “sipas tekeve” të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Brengë e jona është dhe dyshojmë se është një mashtrim i radhës, kur nuk përcaktohet qartë vlera e koeficientit, ngase mund të kemi koeficiente në dukje tepër të mëdha, të lartë por kur vlera nuk dihet a po bëhet sipas tekes së ministrit Murati, mund të ketë një zhgënjim të ardhshëm”, është shprehur Jasharaj.

Ai pas takimit që ka pasur me disa deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deklaroi se zyrtarët qeveritarë asnjëherë nuk kanë guxuar ta thonë vlerën e koeficientit.

“Numrat abstrakt neve nuk na gëzojnë sepse ne duam t’i themi anëtarësisë tonë se me ligjin që po bëhet paga jote në këtë detyrë është kaq”.

Nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ai ka kërkuar që të jenë zë i vazhdueshëm i sindikatave.

Teksa shpresat që që të sjellët ligji i pagave i ka tek muaji janar por që sipas tij, “është një dëshirë e parealizuar”.

Edhe, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur brengën e tij që ligji i pagave nuk është i përfshirë në buxhetin e vitit 2023.

“Ligji i pagave e ka emrin ligji i pagave, nëse nuk është i buxhetuar, nëse ky ligj nuk e ka të përcaktuar koeficientin, ky nuk është ligj i pagave, ky është ligj i hierarkisë protokollare të detyrave, të njerëzve që janë në administratë të shëtit, kjo nuk na duhet”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, mësimdhënësit gjatë muajit shtator kishin pezulluar mësimin ata po kërkonin rritjes të pagës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img